Vajza 3-vjeçare e blogeres së njohur ndërron jetë nga kanceri në tru

Blogerja e njohur, Ashley Stock, është e shkatërruar, pasi vajza e vogël tre-vjeçare humbi betejën me kancerin e trurit.

Blogerja ndau lajmin e trishtë me ndjekësit e saj të premten në një postim prekës në Instagram.

Ajo tha që vajza e vogël, Stevie Lynn, kishte marrë frymën e fundit në krahët e saj të mërkurën.

Ashley, e cila ka një blog me emrin ‘Little Miss Momma’, ka postuar vazhdimisht përgjatë betejës tragjike të së bijës me një tumor të rrallë të trurit, i cili ka një normë mbijetese 0%.

Duke shkëmbyer fotografi dhe video të Stevie, ajo shkroi: “Stevie Lynn Stock 3 vjeç.

“Në 1:05 pasdite, më 27 maj, Stevie mori frymën e fundit në krahët tanë. Ka pasur shumë mrekullira dhe momente të panumërta mes nesh që do t’i them kur zemra ime të ketë forcë.”

“Tani për tani, unë jam lehtësuar që ajo është në paqe, por gjithashtu po shtypem nga një dhimbje aq e fortë sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë.”

Stevie u shtrua në spital më 11 prill dhe mjekët zbuluan se ajo kishte një “masë të madhe në trurin e saj”.

Ashley tha në atë kohë: “Unë nuk kam fjalë. Natën e kaluar vajza jonë gati tre-vjeçare, Stevie, u shtrua në spital për shkak të rënies së shpejtë të funksionit motorik.

“Pas disa provave, një punonjës social erdhi dhe më shoqëroi në një dhomë private ku 4 mjekë ishin ulur duke më pritur. Ata më dhanë lajmin se vajza jonë e ëmbël ka një masë të madhe në tru”.

Ky tumor zakonisht paraqitet tek fëmijët midis moshës pesë dhe shtatë vjeç.

Familja festoi ditëlindjen e tretë të Stevie vetëm disa ditë para vdekjes së saj tragjike. Tashmë ata kanë vetëm 2 djem.

Share With:
Translate »
3157 Views