Vajza 3-vjeçare sulmohet nga 5 bulldogë

Një vajzë vetëm tre vjeçe është kafshuar nga 5 qen bulldog amerikanë të cilët kishin arritur të kalonin gardhin dhe të sulmonin fëmijën e vogël. Ngjarja është regjistruar në muajin maj në Angli.  Vajzës iu desht t’i nënshtrohej një operacioni që zgjati mbi 8 orë ndërsa ende i ka të dukshme shenjat e sulmit. Padronët e qenve u dënuan me 18 muaj burg. Historia e vajzës është treguar nga tezja e saj në një emision në BBC ku u trajtua shqetësimi i mos funksionit të ligjit të mbrojtjes nga qentë e egër.

 

Share With:
Translate »
1383 Views