Vajza 7-vjeçare me zemrën jashtë kraharorit | Video

Virsavija, vajza shtatë vjeçare ruse e cila ka lindur me zemrën jashtë kraharorit  më në fund do të kryej operacionin i cili do ti ndryshojë jetën.  

Virsaviya Borun-Goncharova vuan nga sindroma trako-abdominale e ashtëquajtura Pentalogjia e Kantrellit e cila prek vetëm  pesë milion njerëz në botë.

Doktorët pohojnë  se ajo  ka  tejkaluar çdo parashikim  duke pasur sot një jetë thuajse normale si çdo bashkëmoshatar i saj. Virsaviya është një fëmijë shumë aktiv së cilës i pëlqen kërcimi dhe atletika ndonëse në gjëndjen e saj nuk e ka aspak të lehtë të kryeje këto aktivitete.

Ndonëse ka shumë pak shpresë për të ajo vazhdon të marrë medikamente për uljen e tensionit të gjakut, të cilat nëse janë të sukseshme mund ti mundësojne asaj operacionin që do ti ndryshojë jetën.

Në një intervistë me BBC, ajo pohon: “Kjo është zemra ime. Unë jam e vetmja që e ka këtë.”

Share With:
Translate »
754 Views