Vajza e Adriatik Llallës fshin të gjitha fotot që dëshmonin jetën luksoze

Fëmijët e Adriatk Llallës janë të njohur në rrjetet sociale për jetën luksoze që kanë bërë gjatë kohës që i ati i tyre ishte Prokuror i Përgjithshëm. Por menjëherë pas publikimit të disa fotove në media të jetës lulsoze që bënte djali i Llallës, vajza e tij Eni Llalla ka bërë një lëvizje të papritur. Ajo ka fshirë që të gjitha fotot në rrjetet sociale të cilat dëshmonin jetën luksoze që ajo bënte. Familja e Adriatik Lallës tashmë është në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili u ndaloi atyre të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përjetësisht. Ky vendim drastik për ta është firmosur nga sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerrson dhe arsyeja që qëndron pas këtij vendimi është se Adriatik Llalla, sipas SHBA është përfshirë në afera të mëdha korrupsioni.

Share With:
Translate »
704 Views