Vajza e Albin Kurtit me fustan 500$ në Kanë, zëdhënësja e qeverisë: E kemi marrë borxh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa ka qenë i pranishëm në Festivalin e filmit në Kanë, teksa shfaqet me vajzën dhe gruan e tij.

Përveç kritikave me të cilat është përballur sëfundi për mospraninë e tij në Kosovë, ndërsa në Deçan u helmuan 1500 banorë, një tjetër akuzë e rëndë është ngritur nga tij.

Opozita kosovare ka zbuluar se fustani që mbante vajza e Albin Kurtit kushton rreth 500 dollarë.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas deklaratave se fustani që vajza e Albin Kurtit kishte veshur në festivalin në Francë kushtonte 490 dollarë.

Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’ Kelmendi shkruan se fustani i Leas është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është marrë ‘borxh’, për ta kthyer më pas.

“I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.

Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve.”

Vajza e Albin Kurtit me fustan 500 dollarë, zëdhënësja eVajza e Albin Kurtit me fustan 500 dollarë, zëdhënësja eVajza e Albin Kurtit me fustan 500 dollarë, zëdhënësja e

Share With:
Translate »
389 Views