E pabesueshme! Duket si 9 muajshe shtatzënë, por është një…
Ajo është 24 vjeçe dhe quhet Raquel Rodriguez. U bë virale në TikTok, duke shfaqur cistin e saj të vezores.
Video, ka bërë mbi 1.3 milion shikime dhe në të shihet Raquel duke thënë se duket 9 muajshe shtatzënë, më pas ajo zbulon se në të vërtetë është një cist gjigant që e bën të duket e tillë.
“Sinqerisht, vendosa ta postoja atë video, sepse shpresova që në një farë mënyre të sjell një lloj ndërgjegjësimi dhe të kaloja pak pasigurinë time përreth barkut të fryrë” tha Raquel.
Dhe, siç dëshmohet në shumë komente nën TikTok-un e saj, Raquel nuk është e vetme në përvojën që po kalon. Njerëz nga e gjithë bota, u dyndën në komente për të ndarë përvojat e tyre.