Vajza e Amit dhe Ermalit thyen rekordin që në ditën e parë të lindjes

Sapo ka ardhur në jetë, madje vetëm disa orë pasi përshëndeti botën, vajza e Amit dhe Ermalit i ka vënë para të gjithë. Madje edhe bukuroshen Xhensila Myrtezaj me fustanin e saj si princeshë në ditën e dasmës.

Triumfin që deri më tani në Instagram po e mbante pikërisht çifti Xhensila – Besi, e ka thyer pjesëtarja më e re e familjes Mamaqi.

Ermali dhe Ami u bënë prindër për herë të dytë në orët e para të kësaj të hëne dhe pak orë më pas, moderatori i “Xing” ka postuar foton e parë nga profili i tij. Menjëherë fotoja është shoqëruar me pëlqime dhe urime dhe vetëm pas disa orësh, ka kaluar edhe foton e Xhensilës dhe Besit që mbante deri në këtë kohë triumfin e Instagramit.

Brenda pak orësh, fotoja është bërë virale dhe aktualisht numëron më shumë se 165 mijë pëlqime duke zotëruar kështu vendin e parë në rrjet.

Tani presim një të dytë, bashkë me emrin e vogëlushes së ëmbël.

Share With:
Translate »
1041 Views