Vajza e David Beckham merr gjithë vëmendjen në parakalimin me të atin

David Beckham është fotografuar mbrëmë në Venecia teksa shoqëronte vajzën e tij Harper në një event teatror. 10-vjeçarja Harper Beckham shkëlqente e veshur me një fustan balloje, kostoja e të cilit sipas The Sun është 1600 paund.

Fustanin nga Zimmermann, Harper e kishte kombinuar me një palë atlete të rehatshme Nike, ndërsa legjenda Beckham kishte veshur një kostum të zi me këmishë të bardhë duke ruajtur nuancat e pastra.

Çifti babë-bijë u panë duke buzëqeshur teksa ndanin një moment dashurie krah njëri-tjetrit dhe pranë tyre ishte edhe stilisti i famshëm Domenico Dolce.

Share With:
Translate »
101 Views