Nëna vrau vajzën 5 vjeçe/ Rrëfehet gjyshja e të miturës: E rrihte shumë, ia merrnim nga duart

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, është gjetur e pajetë në zonën e Katanias.

 

Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën. Gjyshja e vogëlushes nga babai ka folur për mediat duke rrëfyer se një ditë e ka parë Martinën duke ushtruar dhunë mbi të bijën.

 

“Një ditë ajo po e rrihte vogëlushen. Kur u grindën nuk donte të dilte nga shtëpia.
Po i jepte një goditje dhe ne ia morëm nga duart e saj. Ne mëngjes e çova ne shkollë dhe i thashë se askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe aristokratik”, tregoi gjyshja e Elenës.

Share With:
Translate »
122 Views