Vajza e Dritëro Agollit rrëqeth me fjalët: Lamtumirë, për mua, xhaxhi Ismail

Vajza e shkrimtarit Dritëro Agollit, Elona Agolli ka kujtuar përmes një postimi shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, disa orë pas mbajtjes së homazheve në nder të tij.

Ajo shprehet se Kadare nga sot do të prehet në banesën e fundme  me kurmin në tokë, por shpirtin afër qiellit.

“Ndoshta do të kishin dashur të prisnin ndryshe të fundmen ditë …njëlloj ashtu siç i madhi Niko Kazanxaqis admironte vdekjen në këmbë, të njëjtë me ushtarët e Pompeut . Apo si ai që përfshihej nga llava e vdiste në këmbë si statujë.

Edhe atë ditë që babi nuk më lëshonte duart nga flokët duke i tërhequr si litarë, atë ditë në spitalin me muret gri dhe frymën e kobshme të vdekjes, ai këtë gjë donte të më thonte. Jam e bindur që edhe ai, miku i hershëm dhe i gjithjetshëm i babait tim, ashtu do ta dëshironte.

E sido që të jetë, Ismail Kadare që sot do të prehet në banesën e fundme , me kurmin në tokë , por shpirtin afër qiellit , ashtu siç përherë të mëdhenjtë shkrimtarë e kanë , në jetën tokësore por edhe në atë në amshim , brez pas brezi e shekull pas shekulli , do të mbetet më i gjallë ndër të gjallët , më i ndriçuar ndër të ndriçuarit .

Lamtumirë i adhuruari shkrimtar ! Lamtumirë , për mua , xhaxhi Ismail!”, shkruan Agolli.

Share With:
Translate »
45 Views