E BUJSHME/ Shkëlqeu me Celtic, djali i Rudi Vatës transferohet te klubi i njohur anglez

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Rocco, është gati për një aventurë të re pas shpërthimit te Celtic në Skoci.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se 19-vjeçari ka pranuar të transferohet në Angli te skuadra e Watford. Klubi anglez kërkon që të ngrihet në Premier League dhe duket se Rocco është pjesë e projektit.

Ky operacion u krye për 200 mijë paund që shkuan në llogarinë e Celtic, ndërsa Vata do të kryejë vizitat mjekësore të enjten, që më pas do të firmosë dhe një kontratë deri në vitin 2028.

Për të ka pasur interes dhe nga Italia, me Bolognan dhe Comon që u përpoqën ta bindnin 19-vjeçarin, por duket se ai ka zgjedhur Anglinë si destinacionin e tij të ardhshëm.

Image

Share With:
Translate »
50 Views