Vajza e Edi Manushit me shijet njësoj si babi
Edi Manushi nuk ka profile në rrjete sociale dhe ndaj nuk ia njohim mirë familjen, por ca gjëra i dimë. Ai është babai i një djali të rritur dhe një vajze më të vogël. Dhe ndoshta as ai nuk përbën përjashtim nga baballarët e tjerë që lënë kokën pas vajzave. Këtë nuk e dimë, por ajo që sapo zbuluam është se Edi dhe vajza Erin zgjedhin njësoj.
Kanë të njëjtën shije për parfumet veçse Edi me versionin për zotërinj dhe Erin për zonjusha. Maison Francis Kurkdjian Paris, për babin dhe për vajzën dhe sekret na e zbuloi në Instagram Daniela, bashkëshortja e Edit. /Tiranapost.al