Vajza e Khloes pozon brenda një çante 60 mijë euro

“Gjëja” më e shtrenjtë në këtë botë për Khloe Kardashian, një nga motrat e famshme Kardashian, është vajza e saj, True.

Pavarësisht vështirësive me të cilat u përball në fund të shtatzanisë, në momentin që True erdhi në jetë, sfumoi gjithçka për Khloen duke e bërë të harrojë tradhtinë e partnerit. Vetëm për hir të vajzës ajo fali basketbollistin, i cili e tradhtoi disa herë, kur ajo ishte shtatzënë.

Megjithatë, këto Khloe i ka lënë të gjitha pas dhe po shijon maksimalisht mëmësinë dhe kohën me vogëlushen. Së fundi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku e ka futur vajzën në çantën e saj më të shtrenjtë, e cila vlerësohet se kushton 60 mijë euro.

Share With:
Translate »
725 Views