Vajza e Kim Kardashian vishet me krijimet e stilistes shqiptare

Për një kohë të gjatë qorapet e dekoruara me gurë dhe lule kanë qenë trend.

Njerëzit e modës kanë qenë gjithmonë në kërkim dizajneve kreative, dhe këtu shfaqet në skenë dizajnerja shqiptare Lirika Matoshi.

Lirika Matoshi është një grua e re krijuese që i pëlqen të personalizojë çorape “fishnets” me rruaza, kristale dhe makrame në formën e luleve dhe kafshëve të vogla – shkruan Vogue Italia.

Lirika Matoshi nisi linjën e saj të aksesorëve të punuar me dorë në vitin 2016 në moshën 20 vjeç, pasi u transferua në New York City. Vendasja kosovare fillimisht filloi të punojë me çorape në Etsy para se të fitonte popullaritet në Instagram për çorape dhe fustane të zbukuruara me dorë – të gjitha të krijuara pa ndonjë trajnim zyrtar të shkollës së modës. Frymëzuar nga motra e saj Teuta Matoshi Duriqi, Lirika mësoi në dorën e parë artin e teknikave të dizajnit të modës dhe si të përdorë pëlhura luksoze dhe zbukurime si një markë e modës në zhvillim.

 

Dizajnet e tilla i ranë në sy edhe ikonës së modës Kim Kardashian, nga e cila ndikohet edhe vajza e saj e vogël North e cila që nga mosha 4 vjeçare ka filluar të eksperimentojë me veshjet e saja.

Në një foto të bërë publike nga nëna e saj, vogëlushja North shihet me çorapet me gurë të punuara nga Lirika.

Share With:
Translate »
495 Views