Vajza e kryeministrit britanik shtang me fotot për revistën e famshme, ka një mesazh për gratë e kolme

Babai i saj është i zënë duke u përpjekur që të kthejë vendin në formë pas shkatërrimit të pandemisë. Është fjala për vajzën e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Fëmija i madh i kryeministrit britanik, Lara, ka treguar se gratë me madhësi të mëdha mund të duken në formë me ndihmën e veshjeve të posaçme të brendshme.

Vajza e kryeministrit britanik shtang me fotot për revistën e famshme,

28-vjeçarja ka pozuar me disa prej këtyre veshjeve, për të “fuqizuar” gratë që edhe ato të ndihen të “sigurta” në rrobat e tyre. Shkrimtarja pozoi me veshje të shkëlqyera për numrin e radhës të revistës së famshme “Tatler”.

Në një fotografi bardh e zi, Lara shfaqet me flokë të fryra nga era dhe me veshe të errët, ku sipër ka një fustan të bardhë.

Vajza e kryeministrit britanik shtang me fotot për revistën e famshme,

“Unë nuk jam një e panjohur për rrobat, por është e qartë se kam shumë për të mësuar”, ka thënë vajza e Johnson. Ajo gjithashtu paralajmëroi gratë se këto rroba “nuk do të rregullojnë atë që mund të mos pëlqeni në trupin tuaj”.

Vajza e kryeministrit britanik shtang me fotot për revistën e famshme,

“Kur ato janë të dizajnuara mirë, janë të krijuara për të përmirësuar atë që keni tashmë ose për të imituar format e preferuara të trupit”, ka thënë Lara, e cila ka shtuar se besimin në trupin e saj e ka nga Kim Kardashian.

28-vjeçarja është një nga katër fëmijët e kryeministrit britanik me bashkëshorten e dytë, Marina Wheeler.

Share With:
Translate »
163 Views