Vajza e madhe e Kobe Bryant ka nisur punën për Beyonce

Natalia Bryant, vajza e madhe e Kobe Bryant, ka nisur punën për Beyonce. Natalia, do shoqërojë këngëtaren e njohur amerikane në turneun e saj botëror.

Sipas medias ‘Access’, Natalia Bryant, e cila studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, po bën një praktikë në Parkwood Entertainment. Parkwood është kompania diskografike dhe kompania e menaxhimit që Beyonce, gruaja e Jay-Z , themeloi në vitin 2010.

Kjo nuk është hera e parë që ata punojnë së bashku, pasi ajo ishte pjesë e videos së fushatës Adidas Ivy Park në nëntor 2021.

“Jam shumë e emocionuar që jam pjesë e fushatës së re të Ivy Park !!!! Të dua shumë Auntie BB!!!”, tha Natalia në atë kohë.

Edhe pse për disa përdorues të mediave sociale, puna e re e Natalias është një tjetër shenjë nepotizmi në industri, të tjerë nuk kanë reshtur së mbështeturi studenten e re me postime dhe foto inkurajuese në internet.

Share With:
Translate »
88 Views