Vajza e Majlindës feston ditëlindjen, pamje nga festa dhe urimet që mori

Kur kalon moshën e adoleshencës ditëlindja pritet me miqtë! Pavarësisht se është si një rregull i pashkruar, kështu ndodh me të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm. Të njëjtën “traditë” ruajti edhe Kejda, vajza e politikanes Majlinda Bregu, e cila priti mesnatën me miqtë duke shpërndarë dhe foto nga festa e 19-vjetorit.
Kurse mami Majlinda ka hapur albumet e vjetra, kur ajo ishte ende bebe dhe ndoshta ka thënë me vete: “Sa shpejt që ikin vitet”. Ajo publikoi një foto të Kejdës kur ishte vetëm 9-muajshe, një bebushe me fjongo në kokë, ndërsa sot është një studente. Vetëm disa ditë më parë Majlinda tha në një emision televiziv se për momentin kohën e saj po ua dedikon fëmijëve: “Jam mami me kohë të plotë. Vitet kalojnë shpejt dhe vjen një moment që sheh se ta kanë kaluar në gjatësi”. Këto janë festimet e nënave, mes kujtimeve të fëmijërisë dhe arritjeve të momentit.

 

Share With:
Translate »
780 Views