Vajza e Meryl Streep i jep fund beqarisë, martohet me muzikantin e njohur

Muzikanti i njohur, Mark Ronson ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se është martuar me Grace Gummer, të bijën e aktores së famshme Meryl Streep.

“Për dashurinë time të vërtetë, ti e bëre vitin më të bukur të jetës sime”, shkroi ai në mbishkrimin e një fotografie të çiftit të realizuar në dasmë.

“Dhe jam i sigurt se më janë dashur 45 vjet për t’u bërë njeriu i denjë për dashurinë tënde. Shpresoj që të kaloj secilën nga këto ditëlindje pranë teje deri në ditën time të fundit. Dhe më tej. Përgjithmonë dhe gjithmonë e jotja (dhe po, ne jemi martuar)”, shtoi ai.

Prestigjiozia “Page Six” raportoi se më 5 gusht ata kishin vendosur të martoheshin në fundjavë, në një ceremoni të vogël për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas kësaj media, në muajin maj Ronson dhe Gummer ishin fejuar pas takimeve kur u publikuan për herë të parë fotot e Grace me një unazë gjigante diamanti.

Ndërkohë, Ronson konfirmoi fejesën në qershor në emisionin e tij.

Kujtojmë se ai ka qenë më parë i martuar me aktoren franceze, Josephine de La Baume nga 2011 në 2018.

Ronson gjithashtu ishte fejuar më parë me aktoren, Rashida Jones, nga 2003 deri në 2004.

Po ashtu dhe Gummer ka qenë e martuar më përpara me muzikantin, Tay Strathairn, për vetëm një muaj e gjysmë në vitin 2019.

Share With:
Translate »
153 Views