Vajza e njërit prej banorëve të BB1, do të hyjë këtë vit në Big Brother Vip 2

Një tjetër emër po qarkullon për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania”. E dini për kë bëhet fjalë?

“Kryefjala.com” shkruan se pjesë e kastit do të jetë edhe bukuroshja Kejsi Medini. Biondja e njohur gjerësisht në rrjetet sociale është vajza e këngëtarit të njohur Sabianit.

Duket se babë e bijë e kanë bërë me radhë pjesëmarrjen e tyre në reality-show-n. Edicionin e parë, Sabiani bëri bujë të madhe në shtëpinë e “BBV” sidomos për miqësinë e tij të shumë komentuar me Ilir Shaqirin.

Në ditët paraardhëse janë përfolur edhe Albi Nako, Kiara Tito apo dhe Jori Delli si konkurrentë të mundshëm të “Big Brother Vip 2”.

Më herët, gjatë një interviste Arbana Osmani tha se kasti këtë vit i BBV, do të ketë personazhe me karrierë aktive.

Gjithashtu, ajo shtoi se ka konkurrencë të madhe dhe VIP-at kanë mjaft kohë të gjatë në skenë e jo vetëm.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë ymë të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.

Share With:
Translate »
92 Views