Vajza e partnerit feston ditëlindjen, Zaimina Vasjari na surprizoi me postimet e saj
Këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën së bashku me partnerin e saj Klodian Asllanin vendosën ta quanin Khloe.

Por Khloe nuk është vajza e vetme e Klodianit, pasi ky i fundit ka edhe dy bija të tjera nga një marrëdhënie e mëparshme. E mesa duket Zaimina ruan marrëdhënie të mira me dy vajzat e partnerit të saj, Kristel dhe Jennifer.

Ditën e djeshme familja e madhe është bashkuar për të festuar ditëlindjen e vajzës së dytë Kristel, e cila mbushi 13 vjeç.
Zaimina ka publikuar në “Instastory” një foto të vajzës së burrit, e cila shfaqej përpara tortës me qirinj e fishekzjarrë.

“Gëzuar ditëlindjen princeshë”, kishte shkruar Zaimina në postimin ku etiketonte vogëlushen.
Më pas tre motrat kanë pozuar në një foto të ëmbël, të veshura me rozë, dhe Zaimina e ka ndarë atë në profilin e saj në Instagram.

“Dashuri mes motrave”, shkruan Zaimina në foton e publikuar ku shihet Jennifer që mban në krahë Khloe-n e vogël.
