Meadow Walker ka thënë se merr ‘sinjale’ nga babai i saj, Paul Walker, afro dhjetë vjet pas vdekjes tragjike të tij.
Aktori hollivudian, i cili ishte më së shumti i njohur për rolin e Brian O’Conner në filmat “Fast and Furious”, humbi jetën në një aksident komunikacioni në vitin 2013 në moshën 40 vjeçare.
Meadow – fëmija i tij i vetëm – në kohën e aksidentit tragjik ishte 15 vjeçare.
Në një intervistë për E! News, modelja ka thënë se akoma ka një lidhje të veçantë me babanë e ndjerë.
“Për mua, janë numrat, 4 dhe 5 janë numrat e preferuar të babait tim. Dhe betohem sa herë që dyshoj për ndonjë gjë ose sa herë që jam në një debat me dikë apo ndonjë gjë, filloj të shoh katër dhe shtatë kudo. Kështu që unë gjithmonë e di se është ai”, ka thënë ajo