Vajza e stilistit të famshëm, në ditën e dasmës bëri një zgjedhje tjetër nga ajo që mendonin të gjithë

Tommy Hilfiger është një dizajner shumë i njohur në të gjithë botën, kështu që mund ta merrni lehtësisht me mend që vajza e tij, për ditën e dasmës çdo gjë e ka të zgjidhur me veshjen. (Madje duke marrë përsipër edhe shpërndarjen në rrjetet sociale.)

Por ky nuk ishte rasti për Ally Hilfiger, e cila u martua me partnerin e saj Steve Hash, në një ceremoni intime. Ose, për të qenë të saktë, nuk është ky rasti i pritshëm nga të gjithë.

Dasma u zhvillua në një plazh në Mustique dhe për ditën e saj të madhe, Ally veshi një fustan dizenjuar nga babi i saj.

Por sytë e të gjithëve, në vend që të ishin te fustani, ishin te pelerina që kishte hedhur mbi fustan Ally (edhe pse nuk është e para që zgjedh një pelerinë në vend të vellos, edhe modelja Hanne Gaby Odiele ka bërë të njëjtën gjë). E punuar dhe e qëndisur me detaje në ngjyrë blu, pelerina i dha Ally-t një pamje mahnitëse sidomos kur era e lehtë frynte në plazh.

#magicalmoment

A post shared by Dee Ocleppo (@mrshilfiger) on

Pamja e mrekullueshme e Ally-s ishte atëherë kur ajo qëndronte krah bashkëshortit të saj të ardhshëm, i cili kishte zgjedhur gjithashtu kostum të bardhë.

Në ceremoni, çifti kishte edhe vajzën, Harley, e veshur po me të bardha. Pritja e plazhit, thjesht ishte mahnitëse.

Share With:
Translate »
661 Views