“Nëna Mia, gjyshi i madh”, Rezarta thur elozhe për Enver dhe Nexhmie Hoxhën

Rezarta Shkurta është bërë nostalgjike. Me siguri ka hapur arkivat e fotografive të të voglës së saj Hera, e ato më interesantet ka vendosur t’i ndajë edhe me ne. Herë pas here Rezi e vë në dukje se Hera ka tipare të Hoxhallarëve, duke e krahasuar pak ditë më parë me xhaxhain e vetëm mbrëmë me të atin. Në fakt edhe ne mendojmë se vogëlushja është një Ermal në miniaturë. Ok, pas kësaj fotoje që mami Rezi shpërndau mbrëmë edhe ju do të mendoni kështu!

Por mesa duket duket Rezarta paska fjetur e qenka zgjuar me kujtime. Vetëm para disa çastesh ka ndarë një foto të Herës me stërgjyshen, gruan e ish-diktatorit Hoxha, Nazmien. Të vendosura para një biblioteke,  ndërsa e moshuara puth të voglën, Rezi ka gjetur edhe përshkrimin e përshtatshëm për imazhin: “Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh❤???????? @herahoxha.al #Family” Rezi duket shumë e lidhur me familjen e bashkëshortit, pasi shpesh shohim të shpërndajë foto të tyre duke iu drejtur me fjalë e lavde të mëdha. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
790 Views