Vajza e tij ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare, reperi i njohur përlot me reagimin e tij prekës

Reperi Fetty Wap ka folur për humbjen e vajzës së tij, Lauren Maxwell, pasi nëna e saj konfirmoi se vogëlushja ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare. Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave të tij që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf.

“A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gë, do të thotë shumë për mua”, u shpreh Fetty Wap.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren e konfirmoi nëna e saj, Turquoise Miami, me një postim prekës.

“Kjo është princesha ime sirenë e mrekullueshme, e bukur, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe e dëgjuar. Nëse e shikoni këtë postim lini një koment ose thoni me vete ‘Të dua Lauren’ , sepse thonë se shpirtrat mund ta ndjejnë dashurinë tuaj”, shkroi nëna e saj.

Ndërkohë shkaku i vdekjes së 4-vjeçares nuk është zbuluar ende. Disa ditë më parë, reperi i dedikoi performancën e tij në Rolling Loud të bijës.

Lolo babi e bëri këtë gjë për ty vogëlushe mbrëmjen e shkuar”, shkroi ai në Instagram një ditë pas performancës.

Reperi është edhe baba i Aydin 10 vjeç, Zaviera 6 vjeç, Khari 5 vjeç, Amani 5 vjeç dhe Zy 3 vjeç.

Share With:
Translate »
159 Views