Vajza e vetme e Hygerta Sakos qenka rritur dhe duket yll si mami

Sot është një ditë festive për gazetaren e sportit, Hygerta Sako.

Vajza e saj e vetme, Anais feston ditëlindjen dhe mami Hygerta ka zgjedhur ta urojë publikisht në profilin e saj në Instagram.

Edhe pse duket e pabesueshme, Anais mbush 12 vjeç, dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte dhe dedikimi special i nënës së saj.

 “Ëngëlli im, dashuria ime, mbush 12 vjeç sot. Jam e bekuar”, ka shkruar Hygerta bashkangjitur  një fotografie të vajzës.

Edhe pse me syze dhe kapele, duket mjaft qartë që Anais është rritur dhe është bërë një vajzë e bukur dhe me tipare të ëmbla si mami.

Share With:
Translate »
1444 Views