Vajza e Vladimir Putin, Katerina Tikhonova në lidhje me një Zelensky-n?!

Ironia e fatit mund të bëjë që në familjen Putin të hyjë dikush me mbiemrin Zelensky. Gazeta gjermane “Der Spiegel” bën me dije se Katerina Tikhonova, vajza e liderit rus, ka një marrëdhënie me balerinin Igor Zelensky. 35-vjeçarja ka qenë e martuar me miliarderin rus Kirill Shamalov, por është ndarë prej tij në vitin 2017. Pikërisht në këtë periudhë është njohur me balerinin 51-vjeçar Igor Zelensky.

Siç tregohet në dokumentet e publikuara nga gazeta gjermane, Katerina Tikhonova ka udhëtuar me avion më shumë se 50 herë në dy vitet e fundit drejt Monakos, vendit ku banon balerini. Në të gjitha rastet, është parë e shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret rus.

Rikujtojmë, se rreth 1 muaj më parë SHBA zgjeroi sanksionet kundër Rusisë dhe Vladimir Putinit, ku në listën e sanksioneve futi edhe dy vajzat e tij të rritura. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse nuk përmendeshin emrat e vajzave, bëhej fjalë për Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, të cilat Putin i ka me ish-gruan e tij Lyudmila.

Edhe pse ai e ka pranuar se ka vajza dhe ka thënë se është krenar për to, Putin ka qenë gjithmonë i fshehtë për familjen e tij, sidomos fëmijët. Vorontsova ka lindur në 1985 dhe është bashkëpronare e  një kompanie mjekësore. Tikhonova, e lindur në 1986, punon në një akademi dhe biznes. Ajo është gjithashtu një kërcimtare e talentuar dhe ka konkurruar në konkurse ndërkombëtare. Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë tha se “këta individë janë pasuruar në kurriz të popullit rus”.

Ndërkaq, sipas raporteve nga Moska, Putin ka bllokuar vajzën e tij të madhe që të udhëtojë jashtë vendit sepse ka frikë se ajo nuk do të kthehet më në Rusi. Shkencëtarja Dr.Maria Vorontsova donte të shkonte me pushime në një plazh tropikal për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të.

Ajo planifikoi një arratisje romantike me Yevgeny Nagorny, partnerin e saj që nga ndarja me ish-bashkëshortin. Në raportin e gazetës ruse thuhej se: Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke forcuar mbrojtjen e sigurisë së Marias. Sipas informacioneve tona, vajza e madhe e presidentit nuk kishte në plan të kthehej në Rusi.

Share With:
Translate »
116 Views