Skena nënë-fëmijë në rrugët e Tiranës që e tronditi Lira Gjikën

Si përherë edhe kësaj radhe, pediatrja Lira Gjika ka sjellë një skenë konkrete të ndeshur në rrugët e Tiranës, duke dhënë mesazhin e asaj që është gabim e që s`duhet bërë me fëmijët.

“Isha duke shkuar në punë dhe përpara meje ecte një nënë e re me fëmijën e saj tre vjeçar. Fëmija vraponte para nënës dhe kthehej prapë te ajo. Nga distanca, që e shikoja unë, ishte një gjë e mrekullueshme. Por kur u afrova dhe pak pranë tyre, dëgjoj nënën e cila iu drejtua djalit: ‘po kështu bëj ti, por mami do vdesi dhe babi do të martohet me njerkën dhe ajo nuk do të të dojë ty fare’. Fëmija i vogël filloi të qajë me të madhe duke thënë:- jo mami, jo – por nëna vazhdonte:- jo ti kështu e do që të mos sillesh keq. Ishte një skenë makabre, që kisha vite që nuk e hasja më, madje më ishte krijuar përshtypja që kjo mënyrë, tashmë ishte lënë më një anë dhe nuk përdorej më. Jo, kjo skenë më tronditi dhe tregon që ‘edukimi’ ynë ka ende rrugë përpara për të arritur atë mënyrë që e dëshirojmë të gjithë, por për fat të keq ende nuk po bëjmë atë që duhet, pra të mos përdorim frikën dhe kërcënimin për edukim”, shkruan Lira Gjika.

Share With:
Translate »
50 Views