Vajza e Zaimina Vasjarit është njëbrirëshi më i adhurueshëm që kemi parë këtë Halloween

Gjatë gjithë tetorit duket sikur të famshmit mendojnë sesi do të maskohen për “Halloween”. Dhe ndërsa Zaimina Vasjari tregoi makijazhin e saj të frikshëm 10 ditë më parë, sot ka eksperimentuar edhe me pamjen e vogëlushes Khloe.

Për 9-muajorin e të bijës këngëtarja vendosi që t’i përshtatej në veshje festës së këtij muaji.

“‘Halloween’-i i parë i Khloe-s”, shkruhet në mbishkrimin e fotos së publikuar prej saj në “Instagram”.

Vogëlushja shfaqet e veshur si njëbrirësh, me aksesorin e vendosur në kokë, ndërsa mban veshur një fustan tyli rozë.

Khloe duket se është e lumtur me lodrat pranë saj, tullumbacet dhe kungullin kauçuku.

Zaimina ka menduar edhe për tortën, të cilën këtë herë e ka përshtatur me pamjen e vajzës së saj, të zbukuruar me detajin e njëbrirëshit dhe lulet me ngjyra.

Share With:
Translate »
1432 Views