Vajzat e famshme shqiptare që kanë ngjashmëri të frikshme me princeshat e përrallave

Pokahontas, Borëbardha, Hirushja, Jasmine, Aurora, janë disa nga emrat e princeshave të “Disney” që me siguri nuk keni për t’i harruar kurrë sepse jo vetëm ju kanë shoqëruar në fëmijëri, por shëmbëlltyrën e tyre e gjeni edhe tek disa nga vajzat VIP shqiptare.


Buzët e plota, sytë e tërhequr e bëjnë Agnesa Vuthajn të ketë një ngjashmëri të frikshme me Pokahontas, personazhi i filmave të animuar që ishte në kërkim të shpirtit të lirë, e guximshme dhe aventuriere.


Luana Vjollca dikur me flokët e kuqe të gjatë i ngjante shumë princeshës Ariel. Ariel ishte impulsive, aventuriere, kurioze dhe ndiqte ëndrrat, karakteristika të cilat i shohim edhe tek Luana.


Miriami me ëmbëlsinë e saj dhe mirësinë që rrezaton me kë mund të ngjante tjetër përveçse me Hirushen? Hirushja përshkruhet si karakter i fortë, inteligjente dhe besonte shumë në gjërat që donte të arrinte.


Bjonde dhe me lëkurë të çelët, Era Istrefi është krahasuar shpesh me Elsën nga “Frozen”. Princeshë Elsa dukej e ftohtë në pamje të parë, por ishte shumë e dashur, e kujdesshme dhe me karakter të fortë.

Xhensila ka jo vetëm një ngjashmëri të madhe me Borëbardhën, me flokët e zinj dhe tiparet e bukura, por të dyja kanë edhe një zë melodioz dhe të përbashkëta në karakter: Zemërmirë, e dashur, ëndërrimtare dhe besnike.


Ndoshta jo e fjetur si Aurora, por Marina ngjan padyshim shumë me Bukuroshen e fjetur që nga tiparet e fytyrës dhe flokët bjonde.

Fillimisht Encën me Rapunzelin i bashkon fakti që kanë flokë super të gjatë, por jo vetëm kaq. Rapunzel përfaqëson vajzën moderne me një ekuilibër të vërtet të ëmbëlsisë dhe këmbënguljes, karakteristika që i shohim edhe tek Enca.


Nora është krahasuar shpeshherë me bukuritë aziatike për shkak të syve të tërhequr dhe pikërisht Jasmine është princesha të cilës këngëtarja i ngjan shumë. Jasmine me bukurinë esaj tërhiqte vëmendjen e kujtdo ashtu si edhe Nora.


E mbani mend kur Çiljeta kishte flokë të kuqe kaçurrela? Me atë pamje këngëtarja shqiptare ngjasonte shumë me princeshën Merida. Foto e mëposhtme e vërteton më së miri këtë.

Share With:
Translate »
1429 Views