“Shtëpitë pa nëna nuk janë tjetërgjë, veçse varre”/ 27 thënie për “heroinat” e familjes

Që kur ju ka sjellë në jetë, nëna ka njohur dhimbjen e vërtetë, por edhe dashurinë sublime.

Kur si një fëmijë i keni shkulur flokët nënës, ajo ka ndjerë dhimbje, por edhe gëzimin se sa i/e fortë po bëheni.

Kur e keni kafshuar teksa jeni ushqyer nga qumështi i gjirit të saj, ajo ka ndjerë dhimbje sërish, por edhe është lumturuar që po ushqeheni duke i marrë edhe pikat e fundit të substancave më të mira të organizmit të lodhur.

Sa më shumë ju ka dhënë nëna nga vetja, aq më e përmbushur është bërë… duke zbrazur më të mirat për fëmijën!

Më pas, teksa ju rriste, nëna vështirë se i ka mbyllur sytë gjatë natës, nën ankthin e përkujdesjes nëse jeni mirë apo jo, keni ngrohtë apo ftohtë, jeni i uritur, djersitur etj.

Dhe, nëse keni qarë, dijeni se vaji juaj ka qenë tingulli më i keq për të.

Sa herë nuk ka mundur të ndalojë të qarën tënde, asaj i është thyer zemra në miliona copëza.

Për nënën, fëmija do të mbetet gjithnjë në vend të parë. Edhe para vetes!

Ndaj sot, supershendeti.com ka përzgjedhur disa dedikime të bukura që janë bërë për nënën, nga 27 personalitete botërore, ndër shekuj.

Eshtë Mars tashmë, muaji i Nënave shqiptare dhe i gjithë nënave të botës.

Përulemi para jush “o heroina” të familjes, ashtu si edhe këta 27 personalitete që do t’ju mbushin me frymëzim…

1. “Mashkulli e ka të sigurt vetëm një dashuri – dashurinë e nënës” (Berne)

2. “Fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës” (Bonaparti)

3. “Nëna te fëmija, zakonisht, puth më shumë veten, se fëmijën (Niçe)

4. “Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poet, as heronj” (Gorki)

5. “Librin më të mirë që e kam lexuar në jetën time ka qenë Nëna!” (Abraham Lincoln)

6. “Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj!” (Shekpsir)

7. “Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj!” (Napoleon)

8. “Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë… do ta zgjedhja nënën!” (Jean Jacques Rousseau)

9. “E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna!” (Napoleon)

10. “Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar!” (Edison)

11. “Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!” (Victor Hogo)

12. “Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë!” (Shejbi)

13. “Nuk qetësohem kurrë, vetëm kur ta kem vendosur kokën tek prehëri i nënës sime!” (Sokrati)

14. “Në botë ka diçka më të vlefshme, se sa jeta bashkëshortore. Ajo diçka është nëna!” (Shafir)

15. “Zemra e nënës është shkolla e fëmijës!” (Henri)

16. “Gërrmo në zemrën e çdo gruaje se do të gjesh një nënë!” (Jules Michelet)

17. “Në prehërin e nënës, përgaditen burrat e vatanit!” (Joseph G. Demeter)

18. “Shtëpitë të cilat janë pa nëna të mira, s’janë tjetërgjë, vetëm se varre!” (Balzak)

19. “Mund të blesh, pothuaj çdo gjë, vetëm nënë Jo!” (Eva Danas)

20. “Puthjet e nënës sime, më bënë mua artist!” (Benjamin Veset)

21. “Fjalët më të mira që mund t’i thonë buzët është nënë! (Xhebran)

22. “Një nënë e mirë vlen sa njëqind mësues…” (Victor Hugo)

23. “Pas çdo gjëje, ka një histori, por pas çdo historie tuajën gjithmonë është historia e nënës, sepse te e saj fillon e jotja” (Mitch Albom)

24. “Nëna, qoftë edhe e keqe, është gjithmonë nënë” (Bethoveni)

25. “Ne jemi lindur nga dashuria. Dashurina jonë është nëna jonë” (Rumi)

26. “Nëna është personi i vetëm në botë, i cili të do, para se të të shohë” (Johann Heinrich Pestalozzi)

27. “Zemra e nënës është një gropë e thellë, në fund të së cilës mund të gjesh faljen” (Honore de Balzak)

Share With:
Translate »
1392 Views