Vajzat e Gucci-t, kundër filmit: Fyen emrin e familjes dhe brand-it tonë

Allegra dhe Alessandra Gucci kanë thyer heshtjen e tyre dhe kanë shprehur zemërimin e tyre për publikimin e “House of Gucci”, filmi i cili trajton vrasjen fatale të babait të tyre nga një vrasës me pagesë i punësuar nga nëna e tyre, Patrizia Reggiani.

Deklarata e tyre pason akuzat e bëra nga anëtarë të tjerë të trashëgimtarëve të familjes, të cilët kanë kritikuar filmin, “The house of Gucci”, duke u shprehur se ky film është ofendim për familjen dhe brandin e Gucci-t.

Në ‘’House of Gucci’’ luan Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj, trashëgimtarit të modës Maurizio Gucci, në vitin 1995. Në një deklaratë të botuar nga agjensia italiane e lajmeve ANSA, familja tha se ata u portretizuan si “injorantë” në film, ku Adam Driver luan si Maurizio Gucci së bashku me Jared Leto dhe Al Pacino si anëtarë të tjerë të familjes.

“Familja Gucci rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo iniciativë për të mbrojtur emrin dhe imazhin e tyre dhe të njerëzve të tyre të dashur”, shkruhej në deklaratë.

Vajzat e Gucci-t, kundër filmit: Fyen emrin e familjes dhe brand-it

Ata shtuan se Aldo Gucci (i luajtur nga Pacino), i cili ishte kryetar i kompanisë nga 1953 deri në 1986, dhe të afërm të tjerë u portretizuan “si bandit” dhe të pandjeshëm ndaj botës përreth tyre, duke u atribuar protagonistëve dhe ngjarjeve një ton dhe një qëndrim që nuk i përkiste kurrë.

“Kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme nga pikëpamja njerëzore dhe një fyerje për trashëgiminë mbi të cilën është ndërtuar marka sot.”

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer”, tha Patrizia Gucci, një nga kushërirat e brezit të dytë të Maurizios.

“Ato po vjedhin identitetin e një familje me emër, për të rritur të ardhurat e sisitemit të Hollywood-it… Familja jonë ka një identitet, pavarësi. Ne mund të flasim për gjithçka, por ka një kufi që nuk mund të ndalohet”, u shpreh Patrizia për Associated Press.

Filmi, i cili ka marrë vlerësime të ndryshme nga kritikët, u shfaq premierë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji dhe do të shfaqet në Itali më 16 dhjetor.

Ky film bazohet në librin e vitit 2001 The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour and Greed nga Sara Gay Forden.

Vajzat e Gucci-t, kundër filmit: Fyen emrin e familjes dhe brand-it

Share With:
Translate »
159 Views