Vajzat që konsumojnë pije me sheqer, pubertet të hershëm

Një studim i “Medical School” në Harvard ka zbuluar se konsumimi i pijeve me sheqer çon në pubertet të hershëm te vajzat. Ndërsa ky fakt rrit rrezikun për kancer të gjirit te këto vajza.
Vajzat që konsumojë rregullisht pije me sheqer kanë më shumë gjasa të fillojnë pubertetin më herët. Ky përfundim është arritur në studimin e Medical School në Harvard dhe publikuar në revistën Riprodhimi Njerëzor.
Kjo është hera e parë që studimet dalin në përfundime të tilla, pasi ne jemi mësuar që konsumi i sheqerit përgjithësisht ndikon në rritjen në peshë tek njerëzit, por kurrë më parë nuk ishte thënë se sheqeri ndikon në pubertetin e hershëm të vajzave.
“Sipas studimit, pijet me sheqer shkaktojë një masë në insulinë, e cila ndikon në rritjen e hormoneve seksuale dhe për pasojë shkakton edhe një cikël të hershëm menstrual”, deklaron Natalie Azar, mjeke në Langone Medical Center në Universitetin e Nju Jorkut.
Studiuesit e Harvardit kanë testuar më shumë se 5 mijë vajza, të gjitha mes moshave 9 dhe 14 vjeç për një periudhë pesë vjeçare.
Ata zbuluan se vajzat që konsumonin më shumë se një pije me sheqer në ditë, cikli mentstrual u nis rreth tre muaj më herët se vajzat që nuk konsumojnë pije të ëmbla.
Por nuk është vetëm kaq. Studime të tjera sugjerojnë se publerteti i hershëm rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Share With:
Translate »
807 Views