Vajzave të rritura ju duhet vetëm një fjongo që të duken si vajza të vogla

Për foto në oborrin e shtëpisë, në sallon apo për një intervistë në studio televizive duket se kordelet janë më në modë se kurrë.

Dhe moda vjen nga Instagrami, aty ku postohen çdo ditë mijëra foto vajzash të famshme. Kordelet më në stil nuk janë vetëm ato mëndafshi, si kjo e Xhensilës.

Vajzat me kordele shumëngjyrëshe

Edhe fjongot e mëdha, velvet si kjo e zeza e Elvanës, e japin efektin e dëshiruar.

Vajzat me kordele shumëngjyrëshe

I japin pamje fëminore Almedës që është në pritje të ëmbël, por edhe Klaudia Pepës veshur sensuale.

Vajzat me kordele shumëngjyrëshe

Vajzat me kordele shumëngjyrëshe

Luana nga ana tjetër ka kapur dy bishtaleca, ka vendosur dy fjongo rozë, ka veshur këmishë të purpurt dhe e ka ëmbëlsuar edhe më shumë pamjen me një kek në dorë.

Diona Fona gjithashtu duket shumë e ëmbël me look-un e saj në klipin “Sheqer”, ku u shfaq me fustan të bardhë e përparëse ngjyrë vishnje, të cilën e kombinoi me fjongon.

Shkenda ndërkohë ka sjellë një look tjetër, me fustan me lule e me fjongo të purpurt.

Pas karficave e fjongove, presim ç’aksesor do na dalë i rradhës nga sënduku i sendeve të vjetra.

Share With:
Translate »
840 Views