Vaksina tek gratë shtatzëna, specialistja e ISHP: Fëmijët e lindur janë imunë ndaj Covid-19

Dozën e vaksinës në vendin tonë e kanë marrë edhe gratë shtatzënë dhe në asnjë rast nuk ka pasur efekte anësore. Këtë e dëshmon specialistja e ISHP, Iria Preza. Për ABC ajo thotë se fëmijët e lindur janë imunë nga virusit sars cov 2. Shpjegon se nënat kanë mësuar për shtatzëninë pasi kanë marrë vaksinën.

Dy ditë më parë në vendin tonë mbërritën 25.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V. Por ndryshe nga vaksinat e tjera, ato do të aplikohen vetëm në vende të posaçme, të cilat garantojnë ruajtjen e temperaturës -18 gradë.

Aktualisht në vendin tonë janë kryer mbi 450 mijë vaksina. Në sheshin Skënderbej, po aplikohet doza e dytë e vaksinës kineze, për grupmoshat mbi 60 vjeç. /abcnews.al/

Share With:
Translate »
238 Views