Kadri Veseli lirohet nga qelia për të parë babain e sëmurë. Forcat e Eulex e shoqërojnë

Ish kreu i Kuvendit në Kosovë Kadri Veseli është liruar nga qelia e paraburgimit dhe ndodhet aktualisht në Kosovë. Sipas mediave të Kosovës ai është lejuar nga Gjykata Speciale që të vizitojë babain e tij të sëmurë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri Veseli me të mbërritur në Mitrovicë ka shkuar në spitalin “Dr.Sami Haxhibeqiri”, ku është shtruar babai i tij.

Kadri Veseli lirohet nga qelia për të parë babain e

Kadri Veseli lirohet nga qelia për të parë babain e

Kadri Veseli lirohet nga qelia për të parë babain e

Kadri Veseli lirohet nga qelia për të parë babain e

Kadri Veseli shoqërohet nga forca sigurie dhe policia e Eulex-it. Ende nuk dihet sa kohë do lejohet të qëndrojë, por ajo që dihet është se Veseli do të kthehet në qeli, ku bashkë me ish krerët e tjerë të UÇK-së, mes tyre ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përballen me akuzat për krime lufte.

Share With:
Translate »
330 Views