Vaksinimi i fëmijëve, mjekja pediatre flet për komplikacionet

Mjekja pediatre Nikoleta Koliçi, ka folur pasditen e kësaj të hëne për vaksinimin e fëmijëve dhe Covid-in.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, Koliçi ka treguar për komplikacionet që mund të hasen pas vaksinimit të fëmijëve.

Mjekja ka theksuar se është e këshillueshme që fëmijët të vaksinohet në qendra shëndetësore, pasi në rast komplikacionesh u jepet ndihma maksimale.

“Një nga komplikacionet më madhore është shoku anafilaktit. Prandaj vaksinat duhen patjetër të kryhen në institucione shëndetësore. Nga frika e Covid-19, një pjesë e madhe e prindërve kërkojnë që të kryhet vaksinimi në shtëpi, gjë që nuk është shumë e sigurt. Mundësi e një shoku anafilaktik është shumë e vogël, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm edhe për atë rast që është shumë i rrallë. Po të ndodhi shoku anafilaktik në kushtet e shtëpisë ose jashtë një qendre shëndetësore që ofron ndihmën maksimale, do të ishte fatale për atë rast”, u shpreh mjekja pediatre.

Share With:
Translate »
330 Views