Vesa Luma bëhet nostalgjike për veten dhe na kthen në vitin 1994

Jemi të bindur se ju ka munguar shumë në muzikë këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh është “arratisur” në Zelandën e Re. Artistja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku komunikon shpeshherë me fansat e saj.

Këngëtarja shqiptare ka një karrierë mjaft të suksesshme në Shqipëri që në moshë mjaft të vogël. Së fundmi, Vesa është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të saj para 27 vitesh. Në imazhin e publikuar vihet re një vajzë e vogël e veshur me një fustan të gjatë e të bardhë, që mban disa trëndafila të kuq në dorë, teksa këndon me mikrofon që e mban në dorën tjetër.

 “1994”, shkroi Vesa krahas postimit.

Pavarësisht se vitet kalojnë, Vesa duket se nuk ka ndryshuar fare dhe ka mbetur po e njëjta.

Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.

Fillimisht, ajo përjetoi një stres të madh me zhvendosjen në Zelandën e Re së bashku me partnerin dhe djalin e tyre, ndaj nuk ndihej e fokusuar për të sjellë projekte të reja.

Më vonë, pandemia Covid-19 bllokoi çdo plan dhe këngët e Vesës që ia kishte premtuar prej kohësh publikut, sërish u shtynë.

Mirëpo, premtimin s’e tret as dheri thonë, ndaj Vesa vonoi por nuk harroi!

Kohë më parë, nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo i ka bërë zemrat mal fansave të saj, teksa ka treguar se ndodhet në studio dhe po punon për projektin e saj të ri.

Nuk kemi të tjera detaje dhe s’e dimë nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim me Big Bastën, të cilin fansat kanë kohë që ia kanë kërkuar.

Share With:
Translate »
170 Views