Valbona Mema në ceremoninë për titulluin ‘Mjeshtër i Madh’ e shoqëruar nga fëmijët, shikoni sa janë rritur

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema është nderuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Këtë e ka bërë të ditur ajo vetë nëpërmjet një postimi në llogarinë personale në Instagram. “Faleminderit. Familja ime që më ka mbështetur në rrugën e bukur dhe të vështirë të artit dhe faleminderit z.president Bujar Nishani për vlerësimin me cmimin ‘Mjeshtër i Madh,”- shkrujati 44-vjecarja. Presidenti Nishani i jep tituj dhe medalje të tilla vazhdimisht personave që krijojnë art dhe mbeten në kujtesën e shqiptarëve për punën e tyre. Ky ishte edhe rasti i Valbonës, e cila njihet kryesisht për këngët ‘Ec Bretkoce’ apo ‘Goca do fustan’.

Share With:
Translate »
1455 Views