Valbona Selimllari për herë të parë në ekran me të bijën

Ajo është një nga ikonat e bukurisë shqiptare, e shpallur Miss Shqipëria që në vitin 1999. Bëhet fjalë për Valbona Selimllarin e cila prej vitesh nuk është shkëputur nga ekrani. Sakaq, familjen e saj Valbona ka preferuar ta mbajë larg mediave, por së fundmi është publikuar një foto e vajzës së saj, ndërsa me dy djemtë ka dalë edhe herë të tjera në publik. Për herë të parë Vivien, vajza e Valbonës, është shfaqur në ekran këtë të shtunë teksa Valbona jepte një intervistë për emisionin “Elite show”. “Tani ka filluar të rritet dhe mund ta shoqërojë mamin”, u shpreh Valbona teksa kamera kapi për pak sekonda fytyrën e vogëlushes.

Share With:
Translate »
1202 Views