Varianti Delta dhe fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit

Teksa varianti Delta vazhdon të përhapet me shpejtësi, shumë prindër janë të shqetësuar për rrezikun që mund të paraqesë për fëmijët, të cilët janë të pavaksinuar në shumë shtete, përfshirë edhe vendin tonë.

Fëmijët, në pjesën më të madhe, nuk kanë patur ndërlikime serioze gjatë gjithë pandemisë. Në pjesën dërrmuese të rasteve, fëmijët e infektuar kanë simptoma të lehta dhe të rralla kanë qenë rastet kur janë shtruar në spital ose kanë humbur jetën.

Referuar të dhënave në SHBA, ku varianti Delta është shumë i përhapur, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se niveli i shtrimit në spital dhe rreziku i sëmundjes së rëndë nuk është rritur në mesin e fëmijëve.

“Fëmijët nuk kanë përjetuar pasoja të rënda të Covid-19 dhe kanë më pak të ngjarë ta përhapin atë. Unë mendoj se kjo mbetet e vërtetë edhe për variantin Delta, pavarësisht titujve të frikshëm,” tha për Healthline Dr. Amesh Adalja, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe një studiues i vjetër në Johns Hopkins Qendra Universitare për Sigurinë Shëndetësore.

Fëmijët e shëndetshëm ka të ngjarë të zhvillojnë simptoma të njëjta me sëmundjet e tjera të zakonshme të frymëmarrjes, ndërsa fëmijët me probleme themelore mjekësore kanë një rrezik më të madh që të kenë simptoma më serioze dhe duhet të marrin masa paraprake më të rrepta.

Share With:
Translate »
321 Views