Varianti Delta në Shqipëri. Çfarë do ndodhë me shkollat dhe mësimin në shtator

Shqipëria ka konfirmuar 21 raste me variantin Delta, nga 26 mostra të dërguara në Gjermani nga 1 qershori deri më 12 korrik. Por sa do të ndikojë mbërritja e këtij varianti të përhapur edhe në shumë vende të botës, për mësimin në shkolla dhe sezonin e ri arsimor në shtator.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u pyet për këtë gjatë mbledhjes së komitetit teknik të ekspertëve. Ajo tha se vendimi nëse mësimi do të rifillojë normalisht do të varet nga situata epidemiologjike: Nëse do të vijojë si tani, mësimi do të zhvillohet nëpër klasa por duke patur kujdes me kontaktet dhe masat anti-Covid. Edhe mësuesit janë vaksinuar gjë që e bën më të sigurt zhvillimin e mësimit në klasa, tha ajo.

Mira Rakacolli:

“Të gjitha vendimet ne i marrim me situata konkrete epidemiologjike, nëse do vijojmë me të njëjtën situatë, nuk ka asnjë arsye që shkollat mos fillojnë normalisht sikurse do të fillojë, aq më tepër që arsimtarët janë vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë personat me të cilët jetojnë të vaksinuar. Por do të shikojmë se si do të jetë situata epidemiologjie dhe në varësi të saj do të jetë vendimi për shkollat”.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë të muajit shtator nga ministria e Arsimit se kur do të fillojë sezoni i ri shkollor.

Share With:
Translate »
494 Views