David Beckham nuk i ka punët mirë, fëmijët e përfshijnë në telashe me policinë

eksa ndodhet me pushime në Mesdhe, David Beckham është ndeshur me një problem të vogël. Fëmijët e mitur të ish-futbollistit, Cruz dhe Harper, përkatësisht 16 dhe 10 vjeç teksa udhëtonin me ski në Amalfi, u vunë re nga Guardia di Finanza.

Edhe pse ata të dy kishin mbrojtje sigurie, ata nuk po respektonin legjislacionin italian i cili parashikon që ato mjete duhet të drejtohen nga të rriturit dhe me licencë detare.

Bregu i Amalfit këtë periudhë është shumë i mbushur me njerëz dhe në fakt Crus dhe Haper nuk u kaluan pa u vënë re. Sipas prestigjiozes, “The Sun”, nisur nga kjo Guardia di Financia mbërriti në jahtin e David Beckham dhe djemtë u tërhoqën menjëherë në bord dhe filluan “negociatat”.

Ishte një diskutim i përzemërt, i cili me sa duket shërbeu për të shmangur një ndëshkim të pakëndshëm për familjen Beckham.

Kujtojmë se më herët, interneti kuptoi se djali i vogël i David dhe Victoria Bechkam, Romeo, është një kopje e këngëtarit Justin Bieber! U desh një dalje e tij rrugët e Londrës teksa shkonte në një ndeshje tenisi, për ta kuptuar këtë gjë.

Djali i David Beckham iu duk njerëzve identik me Justin Bieber dhe interneti s’ka pushuar së foluri për këtë. Romeo u shfaq i veshur me stil të njëjtë si Justin, kapuç në kokë dhe madje një bluze të markës së këngëtarit, “Drew”. Përveç stilit të njëjtë, djemtë ngjasojnë edhe në tipare dhe për këtë mund të bindeni kur të shihni fotot e mëposhtme.

  

Share With:
Translate »
226 Views