“Vartolu” u bë baba për herë të parë, bashkëshortja prezanton djalin e tyre

Muajin e kaluar, aktori turk Erkan Kolçak Kostendil, i njohur për rolin në seriallin “Çukur”, u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, aktorja Cansu Tosun solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Marsel. Erkan dhe Cansu nuk kanë ngurruar të postojnë foto me vogëlushin në rrjete sociale, por deri më sot ishin kujdesur të mos ja tregonin portretin.

Megjithatë së fundmi aktorja Gokçe Bahadir të cilën e njohim si “Oja” nga seriali “Vrasje të vogla”, i ka shkuar për vizitë Cansus dhe ka postuar një foto me të. Dy mikeshat shfaqen duke pozuar së bashku teksa Cansu mban në krahë vogëlushin e saj. Kështu fansat kanë patur mundësinë të shohin portretin ëngjëllor të vogëlushit.

Share With:
Translate »
504 Views