“Vazhdoj të flas me të”, Ema Andrea nuk mban dot lotët kur kujton humbjen e nënës

Aktorja shumë e dashur dhe e pëlqyer nga të gjithë Ema Andrea ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”në Tv Klan, në intervistën 2+3, ku ka ndarë me të gjithë dy momentet m ët hidhura të  jetës së saj dhe 3 momentet më të lumtura.

Ema Andrea ka treguar mes lotëve se një nga momentet më të vështira që ka shënjuar jetën e saj ka qenë largimi nga jeta i nënës së saj, një humbje e cila ka lënë në jetën e saj një mungesë të përhershme.

Rudina Magjistari: Unë jam kurioze të di cilat janë dy historitë më të vështira të jetës tënde Ema?

Ema Andrea: Më së pari doja të thoja që, me aq sa kam kuptuar, jeta është dhimbje. Ato kuotat “Life is beautiful”, jeta është e bukur, sepse  përmes dhimbjes të mëson. Është dhimbje dhe luftë, në të tërën e vetë. Ato pak momente që quhen lumturi besoj se janë ato momente ku ti rehatohesh dhe je mirënjohës për atë që ke dhe jo për atë që të mungon. Jeta nuk ka fal kërkënd , e them këtë sepse shpesh dëgjojmë, nuk besoj se e dëgjoj vetëm unë, po ai, po ata, projektohemi te të tjerët, sidomos në vendin tonë ka shumë toksik, mendime toksike, po sikur… projektohemi te të tjerët, të jemi të sigurt që nuk fal askënd dhe besoj se këtu jemi të gjithë dakord. Në këtë sens edhe momentet e mia të dramave të mëdha, në këtë moshë i shikoj ndryshe, natyrisht. Dikur dukej si fundi i botës edhe humbja e një dashurie. Që është e bukur gjithsesi, është e bukur edhe fakti që e vuan. Natyrisht që dhimbjen me të madhe, fatkeqësisht na e jep natyra dhe që na vjen nga njerëzit më të dashur, humbja e tyre. Mua humbja e nënës time… më ka shënjuar totalin tim. Unë vazhdoj të flas me të, e kam prezente. Kur të dal tani do dua ta marr në telefon. Aty e kuptova se të njëjtën dramë do t’ia jap unë vajzës sime. Kjo është “bitter-sweet” i jetës, njeriu që të ka dhënë lumturitë më të mëdha, mbështetjen më të madhe, dashurinë pa kushte, pa kufi,  jeta është bërë e tillë që një ditë do të largohet. Ti uron çdo ditë ta kesh edhe një orë më tepër. Është ajo dashuria që ne e marrim për të mirëqenë dhe që në fakt nuk duhet marrë kështu. Por këtë e kupton mesa duket kur largohet. E kam kuptuar plotësisht kur ajo iku, e kam kuptuar kur u  bëra nënë vetë për herë të parë dhe besoj e kam kuptuar totalisht kur ajo iku. Kam kuptuar heshtjet e saj, kur mërzitej se unë do largohesha një muaj ose dy javë dhe e kishte me nervozizëm “ku do ikësh ti, ku do rri unë pa ty” dhe e nxirrte të gjithë patosin e saj vetëm që të isha atje. E  kam kuptuar dhe kam thënë, “o Zot sa e fortë!” ,  sa herë ka heshtur, ose ka qeshur përballë vështirësive që nuk ti fal jeta, por Shqipëria grave ja jep me tepri.

 

Rudina Magjistari: Ju keni qenë shumë të lidhura Ema, se jo të gjithë janë kaq të lidhur.

Ema Andrea: Unë uroj të jenë të gjithë të lidhur sepse është një dashuri që të mëson edhe kur nuk ke prezente. E gjithë familja ka qenë e lidhur, ndoshta humbja e babit na ka… Unë jam rritur me mungesë, unë kam lindur me mungesë.

Rudina Magjistari: Ka qenë shumë e re.

Ema Andrea: Mama po, unë kam qenë 8-muajshe, unë me vëllain, motra ka qenë 5-vjeçe. Unë e imagjinoj… Sidomos ato vite të moralit fallco, të mungesës totale të lirisë së qenies dhe individit për të qenë individualitet  për të mos shprehur nuanca politike. Unë e imagjinoj se çfarë ka hequr një grua mendje hapur, që  e ka dashuruar jetën, se sa ka hequr për rritur tre fëmijë me dinjitet me shkollë të lartë dhe ajo thoshte gjithmonë kam tre luanë. Jo vetëm se jemi të shenjës së luanit, por se na ka edukuar me një shpirt të lirë dhe dinjitoz.

Share With:
Translate »
90 Views