Vdes 6-vjeçarja, mësuesi i mbylli gojën me ngjitës sepse fliste shumë

Një 6-vjeçare ka vdekur pas një mësues i ka mbyllur gojën me shirit dhe ngjitës sepse ajo fliste shumë gjatë stërvitjes në mëngjes.

Mjekët u thirën menjëherë por Guo Jintong nuk arriti dot të mbijetonte. Ngjarja ka ndodhur në kopshtin Huadian Experimental Kindergarten në Huadian.

Sipas dëshmitarëve Jintong nuk pushonte së foluri ndërsa fëmijët e tjerë bënin ushtrime aerobike. Më pas mësuesi vendosi që ti mbyllë gojën për ta mbajtur të qetë duke përdorur një ngjitës.

Vajza pas kësaj ka vazhduar të kërcejë me pjesën tjetër të klasës por sapo mësuesi e kuptoi që ajo filloi të shfaqte probleme e dërgoi tek infermierja e shkollës e cila thirri ambulancën.

6-vjeçarja u dërgua në spital por nuk arriti dot që të mbijetojë.

Prindërit e saj të shkatërruar nga dhimbja janë fotografuar jashtë portës së kopshtit duke pritur një përgjigje.

Share With:
Translate »
1597 Views