Albani, Çiljeta dhe fëmijët e tyre, arratisen me pushime

Është komentuar shpesh fakti se midis këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha ka një marrëdhënie më shumë se shoqëri. Kjo është vënë re më së shumti nga afrimiteti që ata kanë patur në rrjete sociale, si dhe prej faktit që shpesh Çiljeta është parë në mbështetje të Albanit në stadium, kur ky i fundit ka ndeshje.

Mirëpo publikisht as Çiljeta, as Albani nuk kanë dashur të flasin lidhur me këtë afrimitet që ata kanë. Megjithatë janë pikërisht postimet në rrjete sociale që i tradhëtojnë ndonjëherë.

Në rastin e sotëm, Alban Hoxha ka postuar një foto të tijën dhe djalit në pishinë. Duket se në këtë ditë të nxehtë qershori, futbollisti i njohur ka vendosur të kalojë kohë me të birin.

Nga ana tjetër edhe Çiljeta bashkë me djalin e saj Fernandon kanë zgjedhur të pushojnë dhe të kalojnë ditën në pishina, gjithashtu dhe këtë e dëshmon fotoja që Çili ka postuar në Instastory. Nuk dihet nëse ata janë të gjithë bashkë apo në ambjente të ndryshme edhe pse planet i kanë patur të njëjta. Albani dhe Çili janë padiskutim prindër të përkushtuar e të mbarë.

Share With:
Translate »
2939 Views