Vdes adoleshenti, u godit me thikë nga bashkëmoshatari

Një sherr banal i ka kushtuar jetën një adoleshenti këtë të premte në Durrës.

16-vjeçari me iniciale A.Gj u godit me thikë gjatë orëve të mesditës nga një tjetër adoleshent, pas një konflikti të ndodhur mes tyre në lagjen Nr.15, në Spitallë.

Adoleshenti mbeti i plagosur me thikë dhe u dërgua në spital. Por fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Për ngjarjen në fjalë policia arrestoi 17-vjeçarin D.L.

Share With:
Translate »
785 Views