Vdes e mitura, theret në mënyrë barbare

Një e mitur ka ndërruar jetë pasi është therur në shtëpinë e saj nga një 51- vjeçar.

Vajza, e quajtur nga policia si Jasmine Forrester, u gjet me plagë të rënda nga fqinjët në Wolverhampton, Britani, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Mediat britanikë shkruajnë se ende nuk janë të qarta arsyet e kësaj ngjarje, por ka arrestuar një 51- vjeccar, i cili është i dyshuar për vrasjen. Mësohet se edhe agresori ka marrë një plagë në dorë.

Harvi Khatkar, punonjësi i policisë së Wolverhampton, tha se: “ky është një incident jashtëzakonisht shqetësues dhe ne po punojmë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Jemi të bindur se agresori tashmë është arrestuar dhe nuk po kërkojmë asnjë njeri tjetër”. Policia ka rrethuar të gjithë zonën ku ndodhi ngjarja mesnatën e së premtes.

Share With:
Translate »
645 Views