Vdes obezi i famshën i videove në TikTok për problemet e peshës

Një i ri obez i njohur në rrjetin TikTok për videot ku vinte në lojë problemet e tij të peshës, ironikisht ka vdekur në moshën 28 vjeçare.

Izraeliti Idan Ohayon, i cili kishte më shumë se 140,000 ndjekës në TikTok, ka vdekur dje në qendrën shëndetësore Barzilai në qytetin Ashkelon.

Familjarët e Ohayon thanë vetëm se shkaku i vdekjes ishte një gjendje e veçantë mjekësore, pa dhënë më shumë detaje.

Ai ishte bërë i famshëm në rrjet duke postuar video duke ngrënë ushqim dhe duke vënë në lojë obesitetin e tij.

Ndjekësit e Ohayon i bënin homazh personazhit duke thënë se ishin të shkatërruar nga vdekja e tij e parakohshme.

“Më është copëtuar zemra, një djalë kaq i ri. Qoftë i bekuar kujtimi i tij”, shkruante një nga fansat.

Funerali  tij u mbajt dje në varrezat e Kiryat Gat.

Ohayon pritej muajin qe vjen të merrte pjesë në një kompeticion televiziv mes krijuesve më të ndjekur në Tik Tok, të quajtur ‘The Creatoks’. Por fati i keq deshi qe fama e tij te mbetej vetem kjo aktuale.

Idan Ohayon, i cili kishte më shumë se 140,000 ndjekës në TikTok, ka vdekur dje në qendrën shëndetësore Barzilai

Share With:
Translate »
107 Views