Nga emri i të birit te gënjeshtra më e madhe dhe raporti me Kris- Rrëfehet Kylie Jenner
Këtë herë nuk kishte justifikime për Kylie Jenner: U shfaq në “The Late Late Shoë” me James Corden krah nënës së saj Kriss Jenner.
Për rikujtesë, disa vite më parë kur moderatori e ftoi atë në emision bashkë me të motrën Kendall, ajo e anuloi në moment të fundit duke thënë se ishte sëmurë. Por, teksa emisioni regjistrohej, paparacët e fotografuan Kylie teksa kshte dalë dhe James e tregoi foton në mes të emisionit para Kendall.
Këtë situatë epike ai e risolli në vëmendje sërish, por për të rikuperuar atë gjë, Kylie tha se këtë herë shkoi në intervistë edhe pse kishte lënduar gjurin e saj. “Po mësoj një truk të ri me patina bashkë me nënë time dhe u rrëzova. Nuk është se rashë shumë keq, por përdrodha pak gjurin sepse rashë djathtas. Ishte e frikshme. Po xhironim “The Kardashians”.”-tha ajo.
Më tej gjatë intervistës, James e pyeti Kylie nëse gënjente shumë kur ishte e vogël dhe a e kuptonte Kris. ‘Ajo kupton çdo gjë’-tha miliarderja, teksa mamaja e saj shtoi: “Kjo është superfuqia ime”.
Dhe duke qenë se po flisnin për gënjeshtrat, Kylie zbuloi edhe gënjeshtrën më të madhe që ka thënë: “Isha shumë e vogël dhe ndodhesha në shtëpinë e një shoqeje. Ishte një derë e vogël dhe një zinxhir çelësash. Dhe unë e vodha atë, por isha 7 vjeç. Gjithsesi, e mora mësimin tim sepse nëna ime më pyeti se si e mora atë.” Dhe më pas Kris vazhdoi: “Unë hyra në dhomën e saj dhe pashë zinxhirin e çelësave. I mbante gjithmonë në vende të veçanta, si për shembull poshtë jastëkut. Unë e pyta se ku i gjeti dhe ajo tha: “Nuk do më besosh por është shumë i veçantë për mua. Sepse papa Harry(babai i Kriss) m’i dha para se të vdiste. Ne ndërruam shtëpi dhe ajo i mbajta për vite me radhë. Për një dekadë. Dhe e pyesja nëse po e ruan siç duhet.”
“Në këtë moment më kapi ndjenja e fajit dhe i tregova të vërtetën. I shkrova një letër një natë dhe ia fut poshtë derës së dhomë duke i thënë se në fakt i kisha marrë nga shtëpia e shoqes.”-tha Kylie.
Kris tregoi mes të tjerash se ka filluar të punoj në një dyqan qirinjsh kur ishte 10 vjeç. “Jo më larg se disa javë më parë bleva disa qirinj nga fabrika ku punoja dikur”- tregoi ajo.
James zbuloi se Kris është shumë e organizuar dhe e fiksuar pas rregullit. Ai pyeti Kylie se ‘sa e fiksuar’ është e ëma pas kësaj dhe 25-vjeçarja zbuloi: “Më vjen mirë që më pyete. E dua faktin që është e organizuar por kur fillon të më prekë mua bëhet problem. Unë vij në shtëpi pasi kam shkuar diku dhe e gjithë kuzhina ime është riorganizuar. Ndoshta mund të mendoni se kjo është diçka e mrekullueshme, por ndyshon vendet e të gjitha sendeve dhe nuk më duket më si kuzhina ime. Më rregullon dollapin… nuk mund të ndalojë.”
Por, përveç punëve të shtëpisë Kris e ndihmon të bijën edhe me dy fëmijët e saj vajzën Stormi dhe djalin që lindi në shkurt, emrin e të cilin ende nuk e kanë zbuluar. Edhe pse pranoi se zyrtarisht dhe ligjërisht nuk ia kanë ndryshuar emrin të birit, Kylie tha se Wolf nuk do jetë emri i tij. Teksa shtoi se nuk është gati ende që ta ndajë me botën emrin e ri. Diçka është e sigurt: ai nuk ka më një emër kafshe.
Duke u ndalur te raporti i Kris me fëmijët e saj, Kyli rrëfeu: “Mami asistoi në lindjen e Stormit. Ose më saktë, ishte ajo që e mirëpriti atë. Ishim në spital me doktorët në sallë dhe ishte e veshur e stirilizuar dhe e nxori Stormin nga vagina ime. Është e mrekullueshme, e qetë. Ka rritur gjashtë fëmijë dhe dua ta kem gjithmonë pranë.”